Kronikë e zezë

38 vjeçarja humb kontrollin e makinës në Elbasan, humb jetën fëmija i saj 3 vjeç

38 vjeçarja humb kontrollin e makinës në Elbasan, humb

Një fëmijë i moshës tre vjeç ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Elbasan. Mësohet se shoferja 38 vjeçare ka humbur kontrollit e mjetit, dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga, duke i marrë jetën fëmijës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuqan të Elbasanit.

Mësohet se edhe nëna Oltja Maloku është në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi paraprak:

"Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Ford", ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit".

Pritet të publikohen detaje nga ngjarja e rëndë.

*Tiranapost.al.