Kronikë e zezë

27-vjeçari i shpëton atentatit në Vlorë dhe telefonon policinë

27-vjeçari i shpëton atentatit në Vlorë dhe telefonon

Një 27-vjeçar ishte shënjestra e një atentati që mbeti në tentativë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, shënjestra mësohet se ka qenë i riu me iniciale M.F. dhe ishte pikërisht ky i fundit, i cili ka lajmëruar në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Vlorë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

I riu ka kallëzuar se në lagjen “Partizani” një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me automjet, dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime as atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Menjëherë pasi kanë marrë njoftimin, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje ku ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.