Kronikë e zezë

17-vjeçari i dashuruar me vajzën e autorit! Ngjarja e rëndë që la 3 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë në Klos

17-vjeçari i dashuruar me vajzën e autorit! Ngjarja e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Klos, ku një 39-vjeçar ka vrarë babë e bir e më pas veten. 2 persona të tjerë po ashtu babë e bir, kanë mbetur të plagosur rëndë. Viktimat janë Liri e Kenado Shira 46 e 17 vjeç ndërsa autori, Fiqiri Mjeshtri 39-vjeç.

Sipas raportimeve, 17-vjeçari ishte i dashuruar me vajzën e Fiqiri Mjeshtrit, por ky i fundit nuk e pranonte lidhjen e tyre. 39-vjeçari kishte shkuar në lokal për të sqaruar situatën, por në debat e sipër ka qëlluar me armë babë e bir.

Dy të plagosurit e tjerë Renato dhe Eglantin Hasula ndodheshin në të njëjtën tavolinë pasi kishin lidhje miqësore me 39-vjeçarin. Këta të fundit janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Policia njofton se kanë arrestuar edhe vëllain e autorit Besnik Mjeshtri.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 në qendër të qytetit Klos.

Njoftimi i Policisë: Në qytetin e Klosit, dyshohet se shtetasi F. M., 39 vjeç, në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin K. Sh., 17 vjeç, si dhe kanë plagosur shtetasit I. Sh., 46 vjeç (babai i 17-vjeçarit), R. H., 14 vjeç dhe E. H., 39 vjeç (babë e bir). Të tre të plagosurit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi I. Sh. ka humbur jetën në spital”, thotë policia.
“Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë rrethuar zonën, kanë bllokuar hyrje-daljet e qytetit të Klosit dhe kanë ushtruar kontrolle në banesa, lokale dhe në ambiente të tjera. Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. M., 44 vjeç dhe vëllanë e tij, shtetasin B. M., bashkëpunëtorë në këtë ngjarje. Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të pajetë, dyshohet të vetëvrarë, autorin kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. M., 39 vjeç”.

Tiranapost.al