15 të shoqëruar në Polici për vrasjen e djeshme në Elbasan
E Enjte 22 Prill 2021, 09:33
TiranaPost
15 persona janë shoqëruar deri tani në Komisariat për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ish-kreut të LSI-së në Elbasan.
Në kërkim është shpallur Klement Xhaferri.
Ditën e djeshme Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan dhe dyshohet se krimi ka ndodhur për motive politike.
Nga ngjarja e ndodhur dje në mesditë, Policia gjeti 18 gëzhoja plumbash të kalibrit 9 mm dhe 11 mm.
Të shtënat kanë ardhur nga dy pistoleta të ndryshme.
Të plagosur mbetën edhe 4 persona, një prej të cilëve dhëndri i viktimës, si dhe një efektive policie e quajtur Xhensila Sota.