Kronikë e zezë

12-vjeçari me motor përplaset në Sarandë, plagoset rëndë

12-vjeçari me motor përplaset në Sarandë, plagoset

Një i mitur 12-vjeçar me iniciale A.B., kishte marrë një motor dhe po e drejtonte vetë, por është përplasur me një motorist tjetër gjatë xhiros së tij këtë të shtunë në Sarandë.

Rezultati i ‘ndërmarrjes’ së të miturit nuk ka qenë aspak e këndshme, për asnjërin nga qytetarët e përfshirë në ngjarje.

Perveçse ka shkaktuar aksidentin, 12-vjeçari ka marrë edhe lëndime të rënda, kurse personi tjetër ka marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al