Kronikë e zezë

Atentat ndaj biznesmenit shqiptar në Greqi. Gjendet më pas e djegur një “BMW”

Atentat ndaj biznesmenit shqiptar në Greqi. Gjendet më pas e djegur

Alarmi është dhënë mbrëmjen e së martës në Policinë Helene, teksa në rrugën Thivon 181 janë qëlluar disa fishekë nga një automjet që kalonte.

Mediat greke raportojnë se makina është ndalur para një karburanti dhe personat që ndodheshin në të kanë qëlluar, për pasojë plumbat kanë goditur dy punonjës të kompanisë.

Burri i pronarit të biznesit, me origjinë shqiptare, ka vdekur ndërsa punonjësja tjetër është plagosur rëndë dhe është transportuar për në Spitalin e Atikës.

Menjëherë pas ngjarjes, një makinë BMW, ndoshta e autorëve, është gjetur e djegur në Avenue Kifissos.

Forca të forta policie kanë shkuar në vendngjarje, zona është rrethuar dhe po punohet për kapjen e autorëve.

Tiranapost.al