Kronikë e zezë

Atentat me armë zjarri në Elbasan! Një person ekzekutohet brenda makinës së tij, plagoset bashkëshortja

Atentat me armë zjarri në Elbasan! Një person ekzekutohet brenda

Një tjetër vrasje është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Sipas raportimeve paraprake një person i quajtur Everes Çaka 41 vjeç, është ekzekutuar brenda makinës së tij në lagjen “Skënderbej” të këtij qyteti.

Bashkë me të në makinën tip "Opel" udhëtonte dhe bashkëshortja e tij Silvana Çaka e cila është plagosur dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e agresorëve dhe zbardhjen e rrethanave të plota të vrasjes.

Tiranapost.al