Kronikë e zezë

Krim brenda familjes në Mallakastër, djali vret babanë me sende të forta

Krim brenda familjes në Mallakastër, djali vret babanë me sende

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mallakastër. Një krim brenda familjes, ku djali i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka vrarë babain e tij me sende të forta dhe më pas është larguar.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.