Aktualitet

Krim brenda familjes në Paskuqan/ Kunati vret kunatën në sy të vajzës

Krim brenda familjes në Paskuqan/ Kunati vret kunatën në sy

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:40 në Paskuqan. 34-vjeçari Erdet Çapoku vrau kunatën e tij Enkeleda Çapoku, në banesën e kësaj të fundit.

39-vjeçarja është vrarë në prezencën e familjarëve, mes tyre vajzës së saj adoleshente, ndërsa raportohet se nëna e viktimës kishte humbur ndjenjat pasi autori e kishte qëlluar në kokë.

Në njoftimin e policisë thuhet se, “Erdet Çapoku e ka goditur me shkop druri duke e lënë të vdekur kunatën e tij”. Viktima e kishte denoncuar para 6 muajsh në Komisariatin e Kamzës pikërisht të kunatin, Eredet Çapokun dhe prej asaj kohe kishte urdhër mbrojtje.

Autori ishte një person problematik në zonën e Paskuqanit dhe përdorues i alkoolit. Ai ishte përfshirë shpesh në zënka me persona të ndryshëm.

Dyshimet e para flasin se shkak i krimit ishte një konflikt familjar. Policia është vënë në kërkim autorit të ngjarjes së rëndë, Erdet Çapokut, i cili është arratisur pas vrasjes./ Tiranapost.al