Kosova

Zhvillohet seanca e radhës në Hagë për ish-luftëtarët e UÇK-së, kur pritet të përfundojnë hetimet

Zhvillohet seanca e radhës në Hagë për

U mbajt sot në Gjykatën Speciale në Hagë seanca e radhës ndaj ish- liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte.

Gjatë seancës ata janë njohur me ecurinë e çështjes dhe prokurorja e ZPS-së, Lonson në këtë konferencë për çështjen e Hashim Thaçit dhe ish-luftëtarëve të tjerë, tha se Prokuroria deri më tani i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese.

David Hooper, i cili përfaqëson ish-presidentin e Kosovës, Thaçi ka pasur ankesa. Hooper tha se në lidhje me nxjerrjen e materialeve u duhen informacione shtesë për nxjerrjen e tyre, por edhe për llojin. Ai shtoi se, nuk janë të mjaftueshme 1309 materialet shfajësuese të paraqitura nga Haga.

Ndërkohë për sa i përket mbylljes së hetimeve, Prokuroria ka vendosur si afat kohor, fillimin e korrikut të vitit 2021.

“Në parashikimet tona për fillimin e gjyqit në shtator mendoj se do të ishim të përgatitur të parashtronin dosjen në fillim të korrikut, pra dy-tre muaj para gjyqit. Nëse data do të ndryshonte ne do t’i qëndrojmë mendimit për të dërguar dokumentet para se te fillojë gjyqi”, tha prokurori i Speciales.

Sakaq, kujtojmë se ndaj ish-liderëve të UÇK-së rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998-gushtit 1991.