Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, Enver Hoxhaj kandidat i PDK-së për kryeministër

Zgjedhjet në Kosovë, Enver Hoxhaj kandidat i PDK-së për

Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar Enver Hoxhajn si kandidatin e saj postin e kryeministrit.

Pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, përfaqësuesi i PDK-së, Uran Ismajli në një deklaratë për mediat se kandidati Hoxhaj përveç karrierës së gjatë akademike ka dhe një përvojë të gjatë institucionale e politike. Enver Hoxhaj ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Ramush Haradinajt dhe ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Isa Mustafës.

Aktualisht, Hoxhaj mban postin e kryetarit të PDK-së pasi Kadri Veseli ka dhënë dorëheqjen për t’u përballur me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese doli me vendim se votimi i Qeverisë së Avdullah Hotit është jokushtetues, sepse ishte votuar deputeti Etem Arifi, i cili ishte dënuar me burg.