Kosova

Vuçiç i nervozuar me BE për targat e Kosovës: Ku i sulmuam ne ata? Se na thoni të ulin tensionet dy palët

Vuçiç i nervozuar me BE për targat e Kosovës: Ku i

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i bën thirrje BE-të të thotë nëse Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës ende qëndron. Ai tha se vendimi i Kosovës për targat e serbëve që hyjnë në territor dhe ndalimet nga policia janë ekzekutuar në kundërshtim me marrëveshjen dhe pa ndonjë marrëveshje të mëparshme me askënd.

Vuçiç i nervozuar me BE për targat e Kosovës: Ku i

Presidenti serb i tensionuar tha se do të takohet me përfaqësues të grupit Quint, që përfshin SHBA, Britani, Gjermani, Francë dhe Itali, për të dëgjuar se çfarë kërkojnë prej tij. Ai tha se gjithsesi nuk do të marrë hak me masa ekonomike, pasi kjo do të ishte e dëmshme për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor:

‘Nuk besoj se BE ka inkurajuar autoritetet e Kosovës që serbët të zëvendësojnë targat e tyre me të Kosovë gjatë hyrjes në territori e Kosovës’, ka thënë ai. Nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Vuçiç kritikoi përfaqësuesit e Perëndimit, që bëjnë kërkesa për të ulur tensionin e sapokrijuar kur sipas tij Serbia nuk ka bërë asgjë:

"Unë kam dëgjuar më shumë se sa duhet nga të gjithë ato që flasin për tensione nga të dyja palët. Unë i pyes ata që flasin çdo ditë me thirrje të të dyja palëve: Çfarë ka bërë Serbia në mënyrë të njëanshme Kosovës, si i kemi sulmuar ata, si i kemi kërcënuar ata, çfarë është ajo që kemi bërë kundër tyre?'Përveçse mund të më thoni se- ju nuk i respektoni ata si shtet-, ju nuk mund të përmendni një veprim të njëanshëm të Serbisë," deklaroi Vuçiç.

Pas vendimit të Kosovës dhe tensionit të krijuar në Kufi me qytetarë serbë duke protestuar, BE i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga ndërmarrja e veprimeve të njëanshme dhe ta zgjidhin këtë çështje përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të qetësojnë situatën tensionuese me masat e ashtuquajtura nga Kosova: Të reciprocitetit me targat.

Misioni i NATO-s vazhdon aktivitetin në përputhje me mandatin e tij dhe situata e sigurisë është e qëndrueshme, deklaroi zëdhënësi i KFOR-it të drejtuar nga NATO, Antonio Minutella.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha dje se Serbia e kishte detyruar Kosovën që t'i detyrojë automjetet serbe të përdorin targa të përkohshme të makinave të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Portali kosovo-online.com citoi Kurtin duke thënë se qëllimi i vendimit nuk ishte të ndikonte në lëvizjen e qytetarëve serbë në Kosovë, apo destabilizimin e çfarëdo lloji, por se ai reflektonte vetëm një përkushtim ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Kurti këmbënguli se masat e reja nuk janë të drejtuara kundër komunitetit serb.

“Asgjë e jashtëzakonshme apo diskriminuese nuk po ndodh sot. Ne sapo kemi filluar të zbatojmë një marrëveshje për të cilën Serbia dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord" iu tha Kurti deputetëve në seancën e parlamentit të së hënës.

"Targat e përkohshme të makinave nuk janë ato që duam, është një vendim i imponuar nga pala tjetër. Qytetarët e Kosovës kanë paguar për targa të tilla kur hyjnë në Serbi për dhjetë vjet me radhë,” tha Kurti, duke shtuar se masa e miratuar të hënën ishte e ligjshme dhe në përputhje të plotë me një afat për heqjen e targave ekzistuese.

*Artikulli i Euractiv, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.