Kosova

Vjosa Osmani: Vazhdoj të jem kundër Minishengenit Ballkanik. Nuk favorizon Shqipërinë dhe Kosovën

Vjosa Osmani: Vazhdoj të jem kundër Minishengenit Ballkanik. Nuk

Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim, kundër Minishengenit Ballkanik. Në konferencë për shtyp me presidentin Meta, ku pjesë e axhendës së vizitës së saj në Tiranë janë edhe takimet me liderët politikë, Osmani tha se ky projekt nuk është në favour të Kosovës dhe as të vetë Shqipërisë. Vjosa Osmani tha se do i kërkojë kryeministrit Rama dokumentin origjinal të këtij projekti.

Vjosa Osmani:

Për Minishengenin kam të njëjtin qëndrim që kam pasur në 2019-ën, ia kam thënë dhe kryeministrit Rama, gjatë vizitës në nëntor dhe gjatë verës. Do e persëris dhe nesër, ka shumë argumente që ne e kemi ndërtuar atë qëndrim dhe shpresa ka qenë të bindim Ramën që ky nuk është projekt që favorizon Kosovën dhe Shqipërinë në fakt, ai bindi kryeministrin Hoti që nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit. Do kërkoj megjithatë në takim, që ta kemi dokumentin se nuk kemi asnjë dokument të vetëm se çka është ky Minishengen. Mendoj se që nga filimi është gabim. Duhet parimi i gjithëpërfshirjes. Kjo iniciativë nuk e ka përfshirë Kosovën nga fillimi, jemi në stadin ku as presidenca nuk është njoftuar zyrtarisht për qëllimin. Ka disa iniciativa rajonale edhe me mbështetjen e Gjermanisë, kemi RCC, iniciativa të tjera që përkundër mbështetjes së madhe Serbia nuk i ka zbatuar. Kjo duket si një iniciativë që mund të ketë ndoshta qëllimin e njëjtë por më e mira do ishte të shkrihet në iniciativat ekzistuese. Serbia nuk ka kërkuar ende falje për krimet e kryera. Ajo që kam degjuar ne media kanë qenë çështje që i shkojnë më shumë leverdi Serbisë.

*Tiranapost.al.