Kosova

Vjosa Osmani thyen rekordin historik të votave të fituara

Vjosa Osmani thyen rekordin historik të votave të fituara

Vjosa Osmani e cila ka kandiduar në listat e Lëvizjes Vetëvendosje është duke thyer rekordin e votave të marrë nga ndonjë lider politik në historinë e Republikës së Kosovës. Osmani ka marrë votat e më shumë se 200.000 shtetasve të Kosovës, teksa mbeten ende pa numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Deri më tani, Vjosa Osmani është votëbesuar nga 206.570 qytetarë, duke thyer kështu edhe rekordin e Albin Kurtit në vitin 2019, i cili kishte marrë mbi 183,000 vota. Më parë rekordi mbahej nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Vjosa Osmani thyen rekordin historik të votave të fituara

Kujtojmë se votat e hedhura për Albin Kurtin nuk janë numëruar, teksa Lideri i VV u përjashtua nga kandidimi nga KQZ-ja për shkak të dënimeve të tij në të shkuarën.

Tiranapost.al