Kosova

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ Valdete Daka, arsyet

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ Valdete Daka, arsyet

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosvë është shkarkuar nga detyra. Lajmin e largimit të Valdete Dakës e njoftoi presidentja Vjosa Osmani.

Në vendimin e publikuar nga mediat e Kosovës tuhet se drejtues i këtij institucioni duhet të jetë i pavarur, duke nënkuptuar se zonja Daka nuk është treguar e tillë.

Në prag të zgjedhjeve të 14 Shkurtit, Daka u akuzuar nga Vetëvendosja, duke e quajtur edhe militante partiake. Ndërsa përfaqësues të partisë së Albin Kurtit në KQZ, në çdo konferencë të akuzonin Dakën për përfshirje dhe mbështetje në politikë ndaj kundërshtarëve të VV.

Eedhe kryeparlamentari Glauk Konjufca para se të merrte postin në Kuvendin e Kosovës e etiketonte si person që ndikon në KQZ.

Ky është vendimi i publikuar. Valdete Daka ende nuk ka reaguar për shkarkimin e saj. Në vendin e saj është emëruar Kreshnik Radoniqi.

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ Valdete Daka, arsyet

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ Valdete Daka, arsyet

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ Valdete Daka, arsyet

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ Valdete Daka, arsyet

*Tiranapost.al.