Kosova

Vjosa Osmani do garojë me Vetëvendosjen në zgjedhje

Vjosa Osmani do garojë me Vetëvendosjen në zgjedhje

Vjosa Osmani do të garojë në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje. Lajmi jepet nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e cila në një intervistë për ‘Euronews’ tha:

“Varet sesi do të shkojë në zgjedhje Osmani. Për aq sa ajo ka deklaruar dhe kemi parë deri më tani sigurisht që do të krijojë një listë zgjedhore dhe do të garojë bashkë me ne në listën e përbashkët. Nuk besoj se do të kemi koalicion. Jam e bindur që nuk do të kemi me ndonjë parti, të paktën prej këtyre partive që kanë qenë në qeverisje.”

Nagavci tha se në bazë të sondazheve, Vetëvendosje do të fitojë 50% të votave.