Vijojnë protestat në Veri të Kosovës. Dy kushtet e Listës Serbe për të hyrë në zgjedhje

E Hënë 5 Qershor 2023, 10:18
TiranaPost
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë do të marrë pjesë në zgjedhje nëse plotësohen dy kushte: Forcat speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet lokale në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Sot nuk i njeh kryetarët e zgjedhur.
Prej ditësh, deri sot, protestat vijojnë në Veri të Kosovës. Kryetarët e sapozgjedhur nuk janë lejuar të hyjnë në komuna.
Përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, pritet që sot dhe nesër të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.