Kosova

Video/ Ofendoi emigrantët dhe Vjosa Osmanin, sulmohet në mes të rrugës gazetari në Kosovë

Video/ Ofendoi emigrantët dhe Vjosa Osmanin, sulmohet në mes të

Një gazetar në Kosovë është dhunuar në mes të rrugëve të Prishtinës, nga një person i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Gazetari Valon Syla, aktualisht drejtor në ‘Gazeta Metro’, u godit në mes të rrugës nga një person i panjohur, i cili u identifikua nga policia përmes videove të publikuara në rrjetet sociale. Emri i dhunuesit nuk bëhet ende i ditur.

Video/ Ofendoi emigrantët dhe Vjosa Osmanin, sulmohet në mes të

Gazetari Syla reagoi pas ngjarjes me një postim në rrjetet sociale ku shkroi:

“I falënderoj policinë dhe të gjithë që reaguan në mbrojtjen time. Personi i dyshuar është rrugës për në polici. Unë jam mirë dhe së shpejti nesër do të jem në një debat televiziv”.

Sulmi ndaj gazetarit vjen pas disa shkrime të tij kryesisht në rrjetet sociale rreth diasporës së Kosovës, vizitave të emigrantëve me rastin e festave të fund vitit në kohë pandemie, si dhe shkrimeve mbi vizitën e Presidentes Vjosa Osmani në Tiranë, të cilën e quajti të turpshme.

Komentet e Sylës u cilësuan ofendues nga qytetarët, për të cilën nxiti një debat.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagoi duke kërkuar drejtësi për rastin në fjalë e duke thënë se mospajtimet me qëndrimet e zotit Syla duhet të sqarohen në rrugë ligjore dhe jo përmes sulmeve si ai i së martës.