Vetëvritet burri që vrau gruan shtatzënë në oborrin e maternitetit në Prishtinë

E Premte 2 Dhjetor 2022, 14:24
TiranaPost
Lajmin e ka dhënë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sokol Halili është vetëvrarë pasi nuk ka pranuar t`i dorëzohet Policisë.
Halili 31 vjec vrau bashkëshorten e tij në oborrin e maternitetit në Prishtinë, një ditë para se ajo të sillte fëmijën në jetë. Shkak për ngjarjen e rëndë mësohet se është bërë ndarja e tyre.
E ndjera nuk pranonte të rikthehej me Halilin pasi ishte dhunuar prej tij. Për këtë shkak kishte edhe Urdhër Mbrojtje.