Kosova

Veliaj në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti: Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, mundësi edhe e të rinjve të Kosovës!

Veliaj në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti: Tirana Kryeqyteti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po zhvillon një vizitë në Prishtinë, ka takuar ditën e sotme kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Gjatë këtij takimi u bisedua për ngjarjet kulturore që do të mbahen në kryeqytetet e të dy shteteve vitin e ardhshëm, ku Prishtina do të jetë pritëse e biennales “Manifesta”, ndërsa Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

Kryebashkiaku Veliaj tha se këto dy ngjarje janë mundësi e mirë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare.

“Kënaqësi takimi me mikun e vjetër, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë. Vitin tjetër Tirana ka mundësinë fantastike për të qenë “European Youth Capital 2022” ndaj i shpreha Z. Kurti vullnetin që kjo mundësi të mos mbetet vetëm e Tiranës, por edhe e të rinjve të Kosovës!” – shprehet në rrjetet sociale pas këtij takimi kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj dhe Kurti diskutuan edhe mbi sfidat kryesore me të cilat po përballen dy vendet, pandeminë e Covid 19 dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.

Veliaj në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti: Tirana Kryeqyteti