Kosova

Vazhdon të rritet numri i rasteve me Covid në Kosovë

Vazhdon të rritet numri i rasteve me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 571 të infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 9 qytetarë, 3 prej të cilëve nga Prishtina.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 195 raste, Ferizaj 60 raste, Gjilan 51 raste, Gjakovë 37 raste, Pejë 30 raste, Mitrovicë 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Podujevë 21 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Vushtrri 12 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Deçan 7 raste, Drenas 7 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Shtime 1 rast.