Kosova

Taksë e re për makinat në Kosovë: Reagon Haradinaj me thirrje për qytetarët

Taksë e re për makinat në Kosovë: Reagon Haradinaj me

Nga data 1 Shtator, qytetarët e Kosovës do duhet të paguajnë më shumë për të regjistruar makinën. Me rregullin e ri ata do duhet të paguajnë shumën 4 euro e 90 cent shtesë.

Në lidhje me këtë vendimi ka reaguar ish kryeministri i Kosovës Ramush Hadarinaj. Kreu i AAK-së thotë se qytetarët do paguajnë gati pesë euro sa herë të regjistrojnë makinën, dhe me këtë përfiton një biznes privat dhe personat e lidhur me të. Haradinaj iu bën thirrje qytetarëve të dalin të protestojnë kundër këtij vendimi: U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet. Protestoni për të drejtat tuaja, thotë Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.
Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.
Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!
U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!
Protestoni për të drejtat tuaja!
RH

Taksë e re për makinat në Kosovë: Reagon Haradinaj me

*Tiranapost.al.