Kosova

Shtrenjtohet me më shumë se 15% energjia elektrike në Kosovë

Shtrenjtohet me më shumë se 15% energjia elektrike në Kosovë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE) ka miratuar sot tarifat e reja të energjisë elektrike, të ciat do të jenë 15% më të shtrenjta.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Sipas ZRRE-së, kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji janë të larta.

“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kWh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 88 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kWh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kWh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kWh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë,” thuhet në vendim.