Kosova

Shqipëria dhuron 500 vaksina për mjekët, kreu i Federatës në Kosovë tregon telefonatën që Rama i bëri sot

Shqipëria dhuron 500 vaksina për mjekët, kreu i Federatës

Shqipëria do ti dhurojë Kosovës 500 doza të vaksinës për mjekët dhe infermierët. Ata do të transportohen nga Kosova deri në Kukës, me origanizim të FSSH-së. Lajmin e ka bërë me dije kreu i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla i cili ka postuar një status në Facebook ku tregon edhe bisedën me kryeministrin Rama. Ai tregon se Edi Rama e ka telefonuar dhe i ka konfirmuar 500 doza të vaksinës për ekipin mjekësor të Kosovës.

Postimi i plotë:

NJOFTIM PËR PUNËTORET SHËNDETËSOR
Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti EDI RAMA i cili më konfirmoi sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetsorë të cilat do ti marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata së bashku me menaxhmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19. Poashtu nesër Unë si përfaqësuses i punëtorëve të shëndetësis se Kosovës do të shkoj në Tiranë për detajet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi. Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detaje ju njoftojmë me kohë).
Te nderuar me lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta faleminderoj Kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilet do të flasim në ditët në vijim. NA PRIFT E MBARA.

*Tiranapost.al.