Serbët protestojnë afër kufirit në Jarinjë me këngë nacionaliste e thirrje kundër Kosovës

E Diel 18 Dhjetor 2022, 21:02
TiranaPost
Dhjetëra serbë kanë protestuar ditën e sotme në afërsi të kufirit me Kosovën, në Jarinjë.
Protesta e thirrur nga dega në Serbi e grupit paramilitar rus Wagner, pati edhe tensione, si dhe këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës, apo thirrje: “Kosova është zemra e Serbisë”.
Ata dogjën edhe një pankartë ku shkruhej “Marrëveshja e Brukselit” si dhe tentua të futeshin drejt Jarinjës, por u ndaluan nga policia serbe.
Pas kësaj proteste ka ardhur menjëherë reagimi i qeverisë së Kosovës. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se Policia e Kosovës ka kapacitete dhe është e aftë të përballet me strukturat kriminale.