Kosova

Rama për situatën në Kosovë: Kam dorëzuar tek Macron dhe Scholz një draft Asosacioni të krijuar nga ndërkombëtarë të pavarur

Rama për situatën në Kosovë: Kam dorëzuar tek Macron

Në një konferencë për shtyp Rama ka folur mbi situatën në veri të Kosovës. Rama thotë se Serbia ka bërë atë që ka bërë gjithmonë, kurse Kosova po bën diçka që s`e ka bërë kurrë më parë. Kryeministri shqiptar deklaroi se një draft asosacioni të përpunuar nga ekspertë amerikanë dhe europianë të pavarur, ia ka dorëzuar Macron-it dhe Scholz.

“Situata në Veri të Kosovës po merr për fat të keq përmasat e një tragjedie politike për Republikën e Kosovës. Deklaratat e aleatëve tanë strategjikë lidhur me këtë situatë, janë gjithnjë e më alarmante. Është e pakuptueshme arsyeja e ngurrimit të autoritetet e Kosovës për deeskalimin e një situate që dukshëm çdo ditë dhe çdo orë e humbura e madhe është Kosova. Serbia po bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë. Dhe po fajësohet botërisht nga të gjithë aleatët strategjik të kombit shqiptar. Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrim tone alternative dhe po rrezikon të marrë kohë më të gjatë, nëse Kosova dhe uroj dhe lutem që të mos ndodhë do të sanksionohet për qëndrimin e saj, unë jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur deri më sot.

E kam dikur me kohë që nyja Gordiane e dialogut do të ishte asosacioni i komunave me shumicë serbe dhe bindja ime është se asnjë nga palët s`e do asosacionin dhe do të bëjë çmos që ta shtyjë atë duke të mbajtur hapur krizën me lloj-lloj artifice. Besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i asosacionit është çelësi për të hapur përfundimit derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, e njohjes së saj në Kombet e Bashkuara dhe forumet ndërkombëtare. Dje i kam përcjellë Macron dhe Scholz, një draft të asosacionit për të cilin kam vënë në dijeni Këshillin dhe palën amerikane. Është draft i punuar nga ekspertë të nivelit të lartë amerikan prej kohësh. Kjo është bërë në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët, në këtë rast i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë, pasi palët nuk po merren më vesh se kush duhet ta shkruaj këtë tekst, dhe jo më të merren se ça duhet të ketë teksti”, tha ai.

Asosacioni është një draft pikash për qytetarët që jetojnë në Veri të Kosovës. Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të komunave në veri të Kosovës, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.