Kosova

Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni që Serbia po vaksinon të moshuarit në veri

Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni që Serbia po

Në një komunikim për shtyp, kryeministri në detyrë, Abdullah Hoti ka deklaruar se qeveria e Kosovës nuk është në dijeni mbi vaksinimin që ka nisur Serbia në veri.

“Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barna. Përndryshe institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë çështje, as të drejtpërdrejtë përmes Zyrave Ndërlidhëse të të dyja vendeve e as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Hoti.

Kjo deklaratë vjen pas asaj të Vuçiç, presidentit serb se vaksinimi tashmë ka nisur jo vetëm në Serbi, por edhe në veri të Kosovës.