Kosova

Vetvendosja thyhet në Prishtinë! Përparim Rama merr drejtimin

Vetvendosja thyhet në Prishtinë! Përparim Rama merr drejtimin

Përparim Rama do të jetë kryetari i ri i Prishtinës, dhe Arben Vitia, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje e ka pranuar humbjen në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajt në Kosovë.

Me anë të një konference për mediat, Vitia ka thënë se tashmë Prishtina e ka kryetarin e ri, Pëparim Ramën.

“Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri, dhe ai është Përparim Rama. Falënderoj aktivistët e VV-së dhe qytetarët e Prishtinës, gjithashtu edhe zotëri Ramën… Prishtinës i dëshiroj sukses dhe të gjitha të mirat. Personalisht unë dhe VV-ja do të jemi krahë në cdo process që është në intetresin e qytetarëve. Do të bëjmë më të mirën për Prishtinën”, u shpreh Vitia.

Nga ana tjetër, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës teksa shtoi se LDK-ja ka fituar edhe ne Fushë-Kosovë, Viti, Junik dhe Dragash.

Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës gjatë një koference për mediat, duke thënë se do të drejtoje në Prishtinë me kujdes të madh.

“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

Nga ana e tij, Kandidati për kreytar të Prishtinës, Përparim Rama në konferencë për media së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se zotohet se do të jetë kryetar i të gjithëve.

“Emocionin e kësaj fitore s’mundem me përshkru me fjalë kjo është fitore e secilit banor pa dallime. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar, vota jote sot më fuqizon me privilegjin me qenë kryetar i Prishtinës, të kryeqytetit që duke qenë i gjithë Kosovës. Unë Përparim Rama kryetar i Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve, që punoni dhe jetoni këtu”, tha Rama.

Lista e fituesve më poshtë:

-Perparim Rama eshte kryetari i ri i Prishtines.

-Shaqir Totaj ka fituar zgjedhjet ne Prizren.

– Ardian Gjini mposht Kusari-Lilën në Gjakovë.

-Alban Hyseni fiton zgjedhjet ne Gjilan.

– Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, ka shpallur fitoren në Podujevë.

-Ferid Idriz fiton zgjedhjet ne Vushtri.

-Sokol Haliti fiton zgjedhjet në Viti.

-Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje fiton zgjedhjet ne Kamenice me 53.11% të votave.

– Ilir Ferati i LDK-së fiton zgjedhjet ne Istog.

– Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës fiton zgjedhjet në Klinë.

-Xhafer Tahiri, Iniciativa Qytetare, fiton zgjedhjet në Obiliq.

-Ruzhdi Shehu i LDK-se, ka fituar me vetëm 29 vota diference komunën e Janikut.

Tiranapost.al