Kosova

Prishtina do japë 50-100 euro në dorë për ata që infektohen me Covid

Prishtina do japë 50-100 euro në dorë për ata që

Prishtina do t’i japë 50 euro personave të infektuar me Covid-19 dhe 100 euro pensionistëve me Covid. Lajmi u dha nga kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili njoftoi sot se aplikimi mund të kryhet “online” duke nisur nga nesër.

“Aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online - besojmë prej nesër.  Të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin.  Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë.  Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, shkruan Ahmeti.

Prishtina do japë 50-100 euro në dorë për ata që

Propozimi u bë prej tij më 18 nëntor dhe u aprovua sot nga Këshilli i Komunës së Prishtinës.