Kosova

Video/ Përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës

Video/ Përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës

Me debate të forta dhe përplasje fizike u zhvillua seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës. Gjatë diskutimeve për çështjen e personave të pagjetur, me akuza nga opozita në sallë pati ngritje të zërit dhe disa nga deputetët u ngritën duke u shtyrë e prekur dhe fizikisht me njëri tjetrin.

Të përfshirë më shumë janë deptueti i LDK-së Arben Gashi dhe deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati i cili tërheq me dhunë deputetin e LDK-së Gashin. Deputeti Hekuran Murati ka thënë se u fut për të ndarë deputetët e tjerë por nga videoja shihet qartë përfshirja e tij teksa tërheq deputetin Gashi.

Para se situata të tensionohej deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, akuzoi shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi se ka thënë të pavërteta në Kuvend.

“Edhe z. Gashi përmendi të pavërteta, pafytyrësisht nga kjo foltore gënjeu”.

Seanca e Kuvendit u ndërpre dhe pritet të fillojë disa minuta më pas.