Armend Zemaj, ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës tha se që prej 7 dhjetorit, ka aplikuar zyrtarisht në programin COVAX, për sigurimin e vaksinës së COVID-19. Fillimisht do të jenë të mjaftueshme për vetëm 20% të popullsisë.
Zemaj shtoi se kanë filluar kontaktet dhe negociatat edhe me kompani të tjera, por nuk e saktësoi se cilat janë ato.
Aleksandar Vuçiç president i Serbisë tha se në Veri të Kosovës ka filluar vaksinimi me vaksinën Pfizer/BioNTech.