Kosova

Orët e para të mëngjesit të qeta në Veri të Kosovës

Orët e para të mëngjesit të qeta në Veri të

Sipas Policisë së Kosovës, situata veri të Kosovës, në komunat Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mëngjesin e kësaj të marte është e qetë.

Serbët e këtyre zonave kanë paralajmëruar që dje se protestat e tyre do të vazhdojnë. Po orët e para të mëngjesit të sotëm kanë qenë të qeta.

“Nuk kemi ndonjë incident të regjistruar. Policia është duke i kryer detyrat e veta sipas angazhimeve që ka”, tha për mediat Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

Forcat policore janë përqendruar në tri godinat e komunave me kryetarët e sapozgjedhur.

Ditën e djeshme protestuesit serbë sulmuan forcat e KFOR në Zveçan.

Si pasojë 25 pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar. Lëndime kanë pësuar edhe disa protestues.

Si u rindez konflikti?

Pas dorëheqjes së kryetarëve nga Lista Serbe nëntorin e kaluar, partia më e madhe serbe në Kosovë nuk mori pjesë në zgjedhje. Qytetarët serbë bojkotuan procesin e votimit. Fitues u shpallën kandidatët e Kosovës. Tashmë protestues serbë janë ngritur në protesta pasi nuk i lejojnë kryetarët e rinj të sapozgjedhur të hyjnë në zyrat e tyre për të vijuar punën dhe për të ushtruar mandatin.