Kosova

Njësitë speciale në veri të Kosovës pas tensioneve për referendumin

Njësitë speciale në veri të Kosovës pas tensioneve

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë mbërritur në veri, afër Zveçanit, paraditen e sotme.

Disa nga fotot i ka shpërndarë në rrjet RTV Dukagjini.

Njësitë speciale në veri të Kosovës pas tensioneve

Forcat blu janë duke monitoruar situatën pas protestës së orëve të para të mëngjesit. Një grup i qytetarëve serbë tubuan pas kundërshtimit të Kosovës për mbajtjen e referendumit serb në territorin e tyre.

Serbia do të bëjë disa ndryshime kushtetuese për të cilat kërkon të kryejë një referendum edhe në Kosovë. Diçka që nuk është pranuar nga Kosova dhe që ka sjellë reagimin e tyre.

Një tjetër protestë është paralajmëruar për në orën 12:00.