Kosova

Një person i dyshuar me linë e majmunit në Kosovë

Një person i dyshuar me linë e majmunit në Kosovë

Një 69-vjeçar në Kosovë, nga komuna e Dragashit ka kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive të QKUK, pasi kishte simptomat e Lisë së majmunit.

Mediat e Kosovës raportojnë se 69-vjecari është shtruar në spitalin Infektiv dhe i është marrë mostër që do të dërgohet për analiza laboratorike.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e pacientit është e qëndrueshme ndërsa po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike.

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSH në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.