Nisin hetimet për shpërthimin që la mbi 40 të plagosur në restorantin në Kosovë

E Mërkurë 6 Janar 2021, 21:45
TiranaPost
Prokuroria e qytetit të Ferizajt në Kosovë ka nsur zyrtarisht hetimet, një ditë pas shpërthimit të rëndë që la të plagosur 44 persona. Shpërthimi ndodhi brenda një restoranti në orët e pasdites ku lokali ishte mbushur me njerëz. Mes të plagosurve u raportua edhe për fëmijë.
Sipas mediave të Kosovës, dyshohet se shëprthimi ka ardhur si pasojë e një defekti në bombolën e gazit. Hetusite kanë referuar rastin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke mbledhur provat për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Përveç të lënduarve, ku 7 prej tyre janë në gjendje të rënduar, ka dëme të mëdha materiale.
*Tiranapost.al.