Kosova

Nga nesër, pensionistët në Kosovë do lëvizin në dy fasha orari

Nga nesër, pensionistët në Kosovë do lëvizin në

Nga dita e nesërme, Kosova hyn nën masa të ndryshuara për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit. Për pensionistët është rikthyer lëvizja me dy fasha orari.

Sipas vendimit të ri, personat që janë mbi 65 vjeç do iu lejohet dalja nga shtëpia në 2 fasha oraresh, në orën 06:00-10:00 dhe në orën 16:00-19:00 ndërsa jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente si ato shëndetësore, por duhet të tregojnë një dokument lidhur me arsyene daljes, nëse ndalohen nga policia.

Vendimi i qeverisë së Kosovës hyn në fuqi nesës më 23.12.2020, në orën 05:00 të mëngjesit dhe vlen deri në një vendim tjetër.

Masat për personat mbi moshën 65-vjeç

-Personave mbi moshën 65-vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues.

-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përputhje me situatën e krijuar dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së, udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MPMS-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit siç kërkohet me ligjet përkatëse.

-Qytetarëve që qëndrojnë në shtëpitë për të moshuar u ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore, sociale dhe kontrolla të rregullta shëndetësore nga QKMF-të.

*Tiranapost.al.