Kosova

Nga nesër lehtësohen kufizimet në Kosovë: Ja si do ndryshojnë rregullat

Nga nesër lehtësohen kufizimet në Kosovë: Ja si do

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar masat e reja anti-Covid, që lidhen me lehtësimin e kufizimeve dhe hyjnë në fuqi nga nesër.

Njëra ndër masat është zgjatja e orarit të lëvizjes për qytetarët që do të vlejë, nga ora 05:00 deri në orën 20:00 do të lejohet orari i lëvizjes dhe aktiviteti i bizneseve, gjithashtu në të njëjtën orë do të lejohen të punojnë edhe operatorët ekonomikë, e qendrat tregtare.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbimin “Merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Ndërkohë, qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershme, që vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Nga kjo masë lirohen vetëm ata të cilët nëpërmjet aeroportit ose pikave kufitare tokësore, largohen nga territori i Kosovës brenda tri orëve.

Ndërsa, një pikë tjetër që ka të bëjë me pensionistët, thuhet se ju lejohet dalja vetëm gjatë orës 06:00-10:00 dhe 16:00-19:00.