Kosova

Në fillim të 2021-s Kosova do marrë vaksinat anti-Covid

Në fillim të 2021-s Kosova do marrë vaksinat anti-Covid

Në muajt e parë të vitit 2021 pritet që vaksina të vijë në Kosovë.

"Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to", tha kryeministri i Kosovaës, Avdullah Hoti.

Në fillim të 2021-s Kosova do marrë vaksinat anti-Covid

Ndërsa, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha:

“Në bazë të informacioneve të deritanishme Kosova do të përfitojë 20 për qind të vaksinave falas si donacion nga Aleanca Botërore e Vaksinimit ndërsa, pjesën tjetër sipas nevojave që do i përcaktoj Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe ekipi i ekspertëve që merren me çështjen e vaksinimit Kosova do ta blej nga fondet e veta eventualisht me ndonjë kontribut të donatorëve apo partnerëve të ndryshëm. Përpjekjet janë që në muajit e parë të vitit 2021 të sigurohen këto vaksina dhe të filloj procesi i vaksinimit, por kjo është çështje që është në zhvillim e sipër për shkak se siç e dini se vetëm një vaksinë është miratuar për përdorim dhe ne nuk mund ta përcaktojmë dinamikën se sa shpejt se sa shpejt do ketë vaksina tjera”, tha ai.

Kosova pritet të përfitojë rreth 360 mijë vaksina falas, ndërsa pjesën tjetër synon ta blejë.

Vaksinat kërkojnë kushte të veçanta të transportit dhe ruajtjes. Përshembull vaksina e kompanisë Pfizer e cila është miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe disa vende tjera, kërkon kushte të mbajtjes në temperaturë -70 gradë Celsius.