Kosova

Ndodhej në autobusin që u aksidentua në Kroaci, familjarët nuk gjejnë dot vajzën e tyre

Ndodhej në autobusin që u aksidentua në Kroaci, familjarët

Anjeza Bellanica është një prej pasagjereve që udhëtonin në autobusin fatkeq që u përmbys në Kroaci. Udhëtarët e nisur nga Frankfurti kishin destinacion Prishtinën. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën 10 persona, gati 40 të tjerë janë lënduar dhe ndërkaq një vajzë, Anjeza nuk është gjetur ende nga familjarët. Ata dëshmojnë se kanë shkuar ta kërkojnë nëpër spitale, por nuk e gjejnë. Nuk e gjejnë as në listën e jetëve të humbura dhe kështu mbetet ende mister fati i saj.

“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informacion. Vëllau është nisë prej Austrisë edhe ka mbërri aty në spital, kur ka pytë kanë thanë që nuk kemi pacient me këtë emër. Është nisë edhe daja i saj prej Kosovës, ka mbërri mirëpo nuk po e lajnë me hy brenda. Kemi thirrë në spitalin e Zagrebit, mirëpo ajo paciente është prej Gjakovës, nuk është Anjeza”, ka thënë kushëriri i saj për RTK.

Të aksidentuarit janë shpërndarë për shkak të fluksit në disa spitale të Kroacisë, duke qenë se aty ndodhi aksidenti.