Kosova

NATO i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për ‘Targat’: Ulni tensionet

NATO i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për

"NATO bën thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve në Veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të përmbahen, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të dialogohet. Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një mjedis të sigurt dhe dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet.

NATO i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka postuar këtë reagim në Twttier lidhur me çështjen e targave Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës nuk ka bërë asnjë hap pas duke e konsideruar vendimin që qytetarët serbë të ndërrojnë ose të mbulojnë targat serbe kur hyjnë në territorin kosovar, një vendim reciprok, pasi edhe qytetarët e Kosovës kanë bërë të njëjtën prej më shumë se 10 vitesh, si pjesë e një marrëveshje të Brukselit në 2011-ën për lëvizjen e lirë të qytetarëve mes dy vendeve.

Oana Lungescu në emër të NATO-s iu bën thirrje dy vendeve që të ulin tensionet mes tyre, si dhe të shmangin vepriomet e njëanshme. Por pyetja që shtrohet është: Kush nga palët po bën veprime të njëanshme? Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje presidentit të Kosovës, Aleksandër Vuçiç që ose të heqin vendimin dy palët njëkohësisht ose vendimi i Kosovës do të vijojë të jetë në fuqi.

Ndërkaq, me tone të ashpra ka reaguar presidenti i Serbisë duke kritikuar BE: Kush po i sulmon ata (Kosovën) tani se gjithmonë akuzohemi ne!

Për më shumë klikoni linqet më poshtë:

*Tiranapost.al.