Kosova

Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon shkarkimin e të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht

Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon shkarkimin e të gjithë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës i ka propozuar presidentes Vjosa Osmani që të shkarkojë të gjithë ambasadorët të cilët janë emëruar politikisht nuk drejtojnë misionet diplomatike falë sistemit të brendshëm të karrierës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ky institution për “Telegraf” ku të gjithë të propozuarit për t’u shkakuar falenderohen për kontributin e deritanishëm.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”- shkruhet në njoftimin e diplomacisë kosovare.

Hapja e përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës në të gjitha shtetet që kanë njohur pavarësinë e saj ka filluar pak më shumë se një dekadë më parë, çka ka imponuar që një pjesë e mirë e përfaqësuesve diplomatikë të emërohen politikisht, në mungesë të një sistemi diplomatik të mirëformuar.

Kjo iniciativë e qeverisë Kurti indikon se administrata e re kërkon profesionalizimin e trupës diplomatike dhe largimin e fenomenit të “shpërblimeve” politike me emërime në ambasada.

Vendimi vjen në një kohë që frekuenca e njohjes së shtetit të Kosovës nga vende të tjera ka rënë ndjeshëm, duke treguar se diplomacia le për të dëshiruar në misionin e saj primar dhe më delikat për njohjen ndërkombëtare të shtetit të ri.

Tiranapost.al