Kosova

Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë! Rihapen restorantet, hotelet dhe zgjatet orari i lëvizjes së lirë

Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë! Rihapen restorantet,

Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat anti-COVID me një sërë vendimesh që do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Ora policore do të jetë midis orës 22:30 të mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë do të mund të rihapen të gjitha lokalet, restorantet, qendrat tregtare dhe hotelet.

Vendimi për të lehtësuar masat vjen pas marrëveshjes së qeverisë të Kosovës me instrumentin COVAX për marrjen e mbi 100.000 vaksinave anti-COVID që do të mbërrijnë në Prishtinë përgjatë javëve në vazhdim.

Tiranapost.al