Kosova

Lajm i fundit/ Arrihet në Bruksel marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për Targat, detaje nga dokumenti i plotë

Lajm i fundit/ Arrihet në Bruksel marrëveshja mes Kosovës e

Është arritur në Bruksel marrëveshja për targat mes dy shteteve, Kosovë e Serbi. Lajmin e ka konfirmuar i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një postim në Twitter ai shkruan se është arritur marrëveshja për targat mes dy shteteve ku do përdoren afishet në vend të targave. Ato do jenë të përkohshme. Sipas Lajçak marrëveshja u arrit pas negociatave dy ditore që u bë nga delegacionet e dy shteteve.

Lajm i fundit/ Arrihet në Bruksel marrëveshja mes Kosovës e

Postimi i plotë:

“Ne kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën për të vazhduar para sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”.

Lajm i fundit/ Arrihet në Bruksel marrëveshja mes Kosovës e

Lajçak ka publikuar edhe dokumentin e marrëveshjes. Çfarë përmban marrëveshja?

Nga 2 tetori hiqen forcat ushtarake në barrikadat Jarinjë dhe Brnjak. Nga 2 Tetori, Njësia Speciale do zëvendësohet nga forcat e KFOR-it për një periudhë dy javore.

Nga 4 tetori Kosova dhe Serbia do përdorin afishe/letra ngjitëse si targa për automjetet, si masë e përkohshme për të ulur tensionet dhe vijimin e dialogut.

Më 21 Tetor do ketë sërish bisedime për zgjidhen e përhershme të çështjes.

Lajm i fundit/ Arrihet në Bruksel marrëveshja mes Kosovës e

Historia e çështjes së targave:

Çështja e targave ishte e rregulluar përmes Marrëveshjes në Bruksel për lëvizjen e lirë si pjesë e procesit të Dialogut. Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e makinave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Qytetarët e Kosovës ndoqën masën prej më shumë se 10 vitesh, ndërsa Kosova me kryeministrin Albin Kurti vendosi masën: Duke e konsideruar masë reciprociteti. Tensionet u përshkallëzuan pasi sipas presidentit serb Vuçiç masa ishte në shkelje të marrëveshjes.

*Tiranapost.al