Kosova

Kurti nuk shtrin dorën e kompromisit, as si kryeministër: Vjosa Osmani duhet të jetë presidente e Kosovës

Kurti nuk shtrin dorën e kompromisit, as si kryeministër: Vjosa Osmani

Ndonëse partitë e opozitës në Kosovë AAK, LDK dhe PDK kanë deklaruar se nuk do të mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit për postin e Presidentes, Kurti pas caktimit të tij në postin e kryeministrit i ka bërë sërish thirrje Kuvendit për ta votuar sa më shpejt të jetë e mundur.

Kurti ka nënvizuar se jeta politike e Osmanit e bën kandidaten adapte për të qenë në krye të shtetit: “Jeta politike e zonjës Osmani, dinjiteti, përgjegjësia me të cilën ajo ka përfaqësuar qytetarët në secilën pozitë institucionale dhe së fundmi mbi 300 mijë vota të qytetarëve të Kosovës, unë besoj se e kanë paraqitur para pozitës dhe opozitës, para të gjithë deputetëve, neve si qeveri se Vjosa Osmani duhet të jetë presidente e re e Republikës së Kosovës”- ka thënë Kurti.

Nga ana tjetër partitë e opozitës janë shprehur se President duhet të zgjidhet një figurë jo-partiake dhe mbërritja tek një emër duhet të jetë konsensual dhe jo i imponuar nga Kurti.

Kujtojmë se për zgjedhjen e Presidentit nevojiten 2/3 e Parlamentit, çka aktualisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani nuk kontrollojnë. Paçka fitores së thellë në zgjedhjet parlamentare, kompromisi do të jetë i domosdoshëm.

Tiranapost.al