Kosova

Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës së SHBA për Asociacionin

Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës së SHBA për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ai nuk është ftuar në takimin që do të organizojë Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, ku në fokus të diskutimeve do të jetë Asosacioni i komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Kurti theksoi se ky takim do të zhvillohet në ambasadë me kërkesë të të Dërguarit të Posaçëm të DASH për Ballkanin, Gabriel Escobar.

“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë. Por, po e ritheksoj, nga 33 marrëveshjet e Brukselit nuk bën të zgjidhet njëra sepse nuk ka hierarki. Nuk mund të krijohen hierarki artificiale, përveç rendit kronologjik. Ndërkaq, në anën tjetër, edhe nga propozimi i Bashkimit Evropian nuk mund të përzgjidhet vetëm ndonjë nen, i cili mendohet që e përfshin Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pra, unë besoj që ky takim është pasojë e insistimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit amerikan, i cili është edhe emisar special për Ballkanin dhe i cili ka deklaruar që, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet,” u shpreh Kurti.