Kosova

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës pretendon burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin: Mund të arratiset dhe të kryejë krime të tjera

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës pretendon burgim të

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, i ka dërguar një letër gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, ku shprehej se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Përmes letrës Smith shprehet se Thaçi mund të arratisej pasi aktakuza e pakonfirmuar ende s’ishte bërë publike, ndaj Thaçi do ta shfrytëzonte këtë mundësi për të mos u arrestuar.

Po ashtu kryeprokurori pretendonte në letër se ish-presidenti i Kosovës mund të kryente edhe krime të tjera.

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës pretendon burgim të

“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtejeshme do të rritet drastikisht sapo ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.