Kosova

Kryediplomati gjerman kundër idesë së “Shqipërisë së Madhe”: Diskutimet për ndryshime kufijsh nuk na çojnë përpara

Kryediplomati gjerman kundër idesë së “Shqipërisë

Kreu i Diplomacisë Gjermane Heiko Mass në një konferencë për shtyp me homologun e tij serb është shprehur kategorikisht kundër idesë së propaganduar nga partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë “Lëvizja Vetëvendosje” dhe kryetari i saj Albin Kurti për një bashkim të mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kurti që prej fillimit të karrierës së tij politike është shprehur pro idesë së një referendumi kombëtar në lidhje me bashkimin, por Maas e ka konsideruar këtë një ide jo-konstruktive dhe i ka bërë thirrje Kosovës që të fokusohet në rrugën e integrimit europian.

Diskutimet për ndryshimin apo zhvendosjen e kufijve nuk na çojnë përpara. Nuk e di si do të reagonte Brukseli por kjo është linja që ndjekim ne. Qeveria e re e Kosovës duhet të merret intensivisht me çështjet e pazgjidhura, për perspektivën e saj europiane”- ka thënë mes të tjerash Maas i cili ka ripërsëritur apelet e BE për rëndësinë e dialogut me Serbinë, një tjetër çështje ku Kurti është “sfidues” përkundrejt ndërkombëtarëve.

Tiranapost.al