Kosova

Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë vaksina anti-COVID

Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë vaksina anti-COVID

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kroacisë, Gordan Grlic Radman përgjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë ka lajmëruar se vendi i tij do i dhurojë Kosovës 10 mijë vaksina anti-COVID për ta ndihmuar në luftën kundër pandemisë dhe për të ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Kroacia dhe Kosova siç tha edhe ministrja janë vende tradicionalisht mike që kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete. Sot kam nder që me stafin tim të jem këtu në Kosovë. Kjo vizitë do të shërbejë për intensifikimin e marrëdhënieve. Nuk duhet të harrojmë faktin se pikërisht Kroacia ishte një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë jemi shumë krenarë. Kam informuar ministren për vendimin e Kroacisë për dhurimin e 10 mijë vaksinave për luftimin e pandemisë. E di që kjo do të jetë e rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës”- ka thënë ai.

Kujtojmë se Kosova është vendi i fundit në Europë që ende nuk ka arritur një marrëveshje me kompanitë e vaksinave për blerjen e tyre dhe është furnizuar me skemat e ndihmave të OKB dhe BE për të vaksinuar punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe grupet më vulnerabël.

Tiranapost.al