Kosova

Kremlini reagon pas vizitës së tre liderëve Europianë në Ukrainë

Kremlini reagon pas vizitës së tre liderëve Europianë

Kremlini ka reaguar për vizitën e tre liderëve europianë në Kiev- kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit italian, Mario Draghi.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se shpreson se vizita nuk do të fokusohet në dërgesat e armëve në Ukrainë.

"Unë do të doja të shpresoja se udhëheqësit e këtyre tre shteteve - dhe presidenti i Rumanisë - nuk do të fokusohen vetëm në mbështetjen e Ukrainës duke e pompuar me armë," thotë ai.

Kjo do të ishte "absolutisht e padobishme dhe do të shkaktonte dëme të mëtejshme për vendin", shtoi ai.