Kosova

Kosovë/ PDK do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri në 3 korrik

Kosovë/ PDK do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të përzgjedhë kreun e ri të këtij formacioni politik në Konventën Kombëtare që do të zhvillohet në datën 3 korrik.

Lajmin për ditën e zgjedhjeve e ka njoftuar për mediat në Prishtinë vetë kryesia e PDK. Vendimi për zgjedhjen e një kryetari të ri vjen pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 14 shkurtit të partisë së ish-presidentit dhe kryeministrit në kohën e shpalljes së pavarësisë, Hashim Thaçi.

PDK drejtohet që prej nëntorit të vitit të kaluar nga Enver Hoxhaj pas dorëheqjes së ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli i cili po gjykohet në Hagë për krime kundër njerëzimit.

Tiranapost.al